2013-06-10 16:35:54

Ndeshje e arrestime në Ankara. Manifestime kundër qeverisë në shumë qytete


Në Turqi, vazhdojnë luftimet ndërmjet policisë e manifestuesve. Protestat përhapen në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa kryeministri Erdoan paralajmëroi se durimi i qeverisë ka kufi. Ai u kërkoi përkrahësve të vet të dalin nëpër sheshe, gjatë fundit të kësaj jave.
Mbrëmë, qendra e Ankarasë qe teatër i ndeshjeve të ashpra ndërmjet manifestuesve dhe policisë, e cila përdori gazin lotsjellës dhe hidrantët. Të shumtë, të plagosurit e të arrestuarit, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Kërcënimeve të Erdoanit dhe akuzave të tij kundër plaçkitësve, komplotistëve dhe ekstremistëve, siç i quan njerëzit nëpër sheshe, u përgjigjet shumëfishimi i manifestimeve dhe përhapja e tyre edhe në qytete të tjera të Turqisë. Nga Brukseli, Bashkimi Evropian u kërkon palëve të kontrollojnë veten. Por edhe përpjekja e presidetit Gjyl për ndërmjetësim nuk duket të ketë sukses. Armëpushimi i shpallur jo zyrtarisht të enjten e kaluar, zgjati vetëm 48 orë. Pas rreth 10 ditësh ndeshjesh e portestash, numërohen 3 të vdekur e mijëra të plagosur.








All the contents on this site are copyrighted ©.