2013-06-10 11:32:43

Delegacioni Evropian vizitë parazgjedhore në Shqipëri


Një delegacion prej gjashtë anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Luca Volonte (Itali, EPP/CD), do të jetë sot në Shqipëri për të vlerësuar kuadrin zgjedhor dhe fushatën para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vend më 23 qershor.
Në faqen zyrtare të KiE, në Shqipëri, bëhet e ditur se në Tiranë delegacioni do të takohet me krerët më të lartë të vendit.
Bisedime janë programuar edhe me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhor, me përfaqësues të partive politike në zgjedhje, anëtarë të trupës diplomatike në Tiranë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Një delegacion i Asamblesë prej 27-anëtarësh do të kthehet në vend për të vëzhguar votimin, përpara se të dalin me një vlerësim përfundimtar.
Ndërsa konferenca për shtyp është në program ditën e martë, 11 qershor, në 18:30, në Hotel Rogner (Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tirane).
-Anëtarët e delegacionit janë:
Luca Volonte (Itali, EPP/CD), Kreu i Delegacionit
Alina Stefania Gorghiu (Rumani, ALDE)
Petros Tatsopoulos (Greqi, EDG)
Nikolaj Villumsen (Danimark, UEL)
Bashkë-raportuesit e AKPE-së për monitoriming e Shqipërisë:
Jonathan Evans (Mbretëria e Bashkuar, EDG)
Grigore Petrenco (Republika e Moldavisë, UEL).







All the contents on this site are copyrighted ©.