2013-06-07 19:16:55

“Cor Unum”: Kishat në zonën e Sirisë, ndihmojnë 400 mijë vetë


Kisha siriane e ato të vendeve fqinjë ndihmojnë rreth 400 mijë vetë, që nga marsi i vitit 2011, duke shpenzuar gjithsej 15 milion euro. Ky është kontributi i dhënë nga institucionet e ndryshme kishtare, të koordinuara nga Këshilli Papnor “Cor Unum”, për viktimat e konfliktit në Siri. Shifrat u njoftuan të nesërmen e audiencës së këtyre organizmave me Papën Françesku, në përfundim të mbledhjes së koordinimit, mbajtur në Vatikan më 4 e 5 qershor. Personat, që kanë nevojë për ndihmë, njoftohet në një notë të dikasterit për solidaritetin e Atit të Shenjtë, janë mëse 7 milion, ndër të cilët, 4, të shpërngulur të brendshëm. Të shumtë janë ata, që kanë shkuar si refugjatë në Liban, Jordani, Turqi e Irak, ku strehohen aktualisht mëse 2 milion sirianë.
Mënyrën si ndihmohen këta njerëz nga Kisha Katolike, e vuri në dukje vetë Papa Françesku gjatë audiencës me organizmat bamirëse kishtare. “Të ndihmohet popullsia siriane, pa dallim etnik apo fetar – tha Horhe Mario Bergolio – është mënyra më e drejtë, për të kontribuar në paqtimin dhe në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse”.







All the contents on this site are copyrighted ©.