2013-06-07 11:58:21

Tweeti i Papës: të shpërdorosh ushqimin është njëlloj si t’ia vjedhësh të uriturve


Tweet i ri i Papës Françesku në Solemnitetin e festës së Zemrës së Jezu Krishtit: “Konsumizmi – shkruan Papa – na ka nxitur të mësohemi me shpërdorimin. Por ushqimi që hedhim është njëlloj si t’ia kishim vjedhur të varfërve e të uriturve”. Në adresën @Pontifex në nëntë gjuhë ndjekësit po i afrohet 7 milionëshit. Në gjuhën italiane kanë kaluar 800 mijë, po ja edhe të dhënat në gjuhë tjera: afër 2.574.000 (anglisht); 2.545.100 (spanjisht); 372.400 (portugalisht); 145.100 (frëngjisht); 109.300 (gjermanisht); 108.800 (latinisht); 91.200 (polonisht); 63.500 (arabisht).







All the contents on this site are copyrighted ©.