Më 7 qershor kalendari kujton shën Antonio Maria Gianelli-in
Më 7 qershor kalendari Kishtar përkujton Shën Antonio Maria Gianelli-in (Shën
Nduen Maria Gianelli), ipeshkëv Antonio Gianelli lindi në vitin kur filloi
Revolucioni Frëng, më 12 prill 1789, afër Chiavarit të Italisë. Qe edhe ai revolucionar,
por në mënyrën e vet. Zgjodhi shpejt rrugën e meshtarisë, e pasi u shugurua meshtar,
shërbeu si famullitar në Chiavari deri në vitin 1838. Zhvilloi një veprimtari
shumë të gjerë, që i kapërceu kufijtë e famullisë së tij kishtare, që ishte ndër më
të mëdhatë e zonës. Një vit pas emërimit, hodhi bazat e një Kongregacioni mashkullor,
të cilin e vuri nën mbrojtjen e Shën Alfons de Liguorit. Mblodhi kështu meshtarë
të rinj për misionet popullore e për t’u shërbyer kishave famullitare që kishin nevojë
e probleme. Për veprimtarinë e tij të zellshme, qe emëruar e shuguruar ipeshkëv, që
e shtyu t’i kushtonte me hov të ri veprimtarive ungjillëzuese. Vdiq në moshën 57 vjeçare,
pas një jete të vrullshme, të jetuar me mendje e zemër prej misionari. La pas vepra
të shquara të bamirësisë në fushën fetare e shoqërore. U shpall shenjt në vitin 1951.