2013-06-06 13:56:13

Programi veror i Papës Françesku: do të qëndrojë në Shtëpinë e Shën Martës


U bë i njohur sot programi veror i Papës Françesku. Ati i Shenjtë, njofton zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, do të vazhdojë të qëndrojë në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. Mesha e mëngjesit, në formën e kremtuar deri tani, pra, me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme, do të pezullohet duke filluar nga 8 korriku. Gjatë verës, nuk do të zhvillohen as audiencat private e ato të veçanta e anullohen edhe audiencat e përgjithshme të muajit korrik, javën e tretë të të cilit, nga 22 deri më 29 korrik, Papa do të shkojë në Brazil për Ditën e 28-të Botërore të Rinisë. Audiencat e përgjithshme do të rifillojnë më 7 gusht. Të dielën, më 14 korrik, Ati i Shenjtë do ta thotë Lutjen e Engjëllit të Tënzot nga Pallati Papnor i Kastel Gandolfos.







All the contents on this site are copyrighted ©.