2013-06-06 16:22:06

Nesër nxënësit e shkollës Atë Pjetër Meshkalla takojnë Papën Françesku. Do t’i rrëfejnë historinë e Shqipërisë ‘nga errësira në dritë’.


Ati i Shenjtë Françesku do të takojë në audiencë të veçantë 9.000 studentë e nxënës të instituteve shkollore të Jezuitëve në Itali e ata të gjimnazit Atë Pjetër Meshkalla të Shkodrës. Me ta do të jenë edhe profesorë, prindër e ish-nxënës të shkollave të jezuitëve, të cilët para Papës do t’i prezantojë delegati i Provincës së jezuitëve të Italisë, atë Vitangelo Denora, ndërsa grupin e 54 shqiptarëve e udhëheq drejtori i shkollës “Atë Pjetër Meshkalla” atë Lello Lanzilli. Në audiencën me Papën, në Sallën e Palit VI në Vatikan, të rinjtë, të shkollave të niveleve të ndryshme, do të lexojnë letrat, do t’i paraqesin vizatimet, do t’i japin dhuratat, e sidomos do t’i drejtojnë pyetjet e tyre drejtpërsëdrejti Papës, i cili do t’u përgjigjet menjëherë. Grupi i gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla” do të shpalosë historinë e Shqipërisë, nga persekutimi tek ringjallja me temën “nga errësira në dritë”. Dhurata që të rinjtë e gjimnazit shkodran do t’i bëjnë Papës Françeskut është Kryqi me fotografitë e 40 martirëve të Kishës katolike shqiptare, po më tepër mbi këtë takim të nxënësve me Papën Françesku të dëgjojmë jezuitin atë Lello Lanzillin...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.