Më 6 qershor kalendari kujton shën Norbertin, ipeshkëv
Më 6 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Norbertin, ipeshkëv Shën Norberti
është themelues, në vitin 1121, të një Urdhri të vjetër rregulltar Murgëtar, që ju
përkushtue edhe ungjillëzimit “ad extra” të jashtëm, duke paraprijë kështu ngjarjen
e Urdhrave lypsar: Premostratensët. Emri vjen nga lugina franceze e Prémontrés, në
afërsi të Laonit, ku Shën Norberti qe ndalur dhe pati jetuar gjatë së bashku me disa
shokë. Norberti lindi në Xanten të Gjermanisë, në vitin 1080. Kaloi një jetë shekullare
mes të mirave materiale, larg praktikimit të fesë, derisa një ngjarje që përjetoi,
e nxiti ta ndryshonte jetën rrënjësisht. Një rrufe kishte rënë afër tij, po për fat
pa e vrarë, vetëm e kishte lën pa ndjenja përtokë. Nga kjo ngjarje tronditëse,
Norberti vendosi të kthehej dhe ta përqafojë fenë e krishterë, u shugurue prift në
vitin 1115. Punojë me të gjitha forcat për reformën e klerit e predikonte këmbëzbathur
në misionet shëtitëse. Urdhri murgar, të cilin ai e themeloi, shumë shpejt u përhap
në Evropë dhe në Palestinë. Prej vitit 1126 qe emëruar ipeshkëv i Magdeburgut. Vdiq
më 1134 dhe më 1582 u shpall shenjtë.