2013-06-05 11:53:11

Gjendja e të krishterëve në Irak e në Egjipt, në qendër të mbledhjes së Veprave të Ndihmës për Kishat Lindore


Do të mbahet në Vatikan, nga 18 deri më 21 qershor, mbledhja e Veprave të Ndihmës për Kishat Lindore (Roaco). Organizatat bamirëse nga vende të ndryshme të botës do të përqendrohen në kushtet kritike të të krishterëve në Egjipt e në Irak, duke u përpjekur të gjejnë fonde për t’i përkrahur e mbështetur financiarisht. Kujtojmë se “Roaco” ndihmon Kishat Lindore në ndërtimin e vendeve të kultit, në dhënien e bursave të studimit, në gjetjen e fondeve për institucionet edukative, shoqërore e shëndetësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.