2013-06-04 17:17:25

Siri: me kërkesë të Papës në Vatikan takohen organizatat katolike të asistencës humanitare


Janë mbledhur sot në Vatikan, e nesër do të takohen me Papën Françesku, përfaqësuesit e caritasit papnor ‘Cor Unum’ e të organizatat bamirëse katolike që veprojnë në Siri, për të analizuar situatën humanitare e gjendjen e popullsisë së përfshirë nga konflikti.
Mbledhja, për të cilën njofton gazeta l’Osservatore Romano, është kërkuar nga ngulm nga Papa Françesku, i cili akoma edhe një herë të dielën e kaluar bëri thirrje për Sirinë. Në këtë takim marrin pjesë drejtorë të Karitaseve nga Turqia, ipeshkvij, nuncë apostolikë, mes të cilëve nunci në Damask, imzot Mario Zennari.
Deri më tani, kujton gazeta e Vatikanit lidhur me konfliktin në Siri, është numri i viktimave nuk mund të llogaritet; tashmë janë shtatë milion njerëz që kërkojnë ndihmë; katër milion e gjysmë të pastrehë brenda vendit, ndërsa refugjatët afrohen gati në dy milion njerëz. Thirrjet për paqe e solidaritet shumëfishohen, “por – komenton Osservatore romano – duket sikur gjithçka humbet në greminën e indiferencës”. Organizmat bamirëse katolike, duke analizuar situatën, duhet të kuptojnë se si duhet vijuar në veprën e mundimshme e plot pengesa të asistencës që është organizuar në kampe gjatë këtyre viteve për të ndihmuar popullsinë siriane.







All the contents on this site are copyrighted ©.