2013-06-04 14:07:46

Seminar në Aman: “Mediat arabe të krishtera në shërbim të drejtësisë, paqes e të drejtave njerëzore”


Pas seminarit për ipeshkvijtë e Lindjes së Mesme mbajtur vitin e kaluar në Liban, Këshilli Papnor i Komunikimeve Shoqërore, në bashkëpunim me Media Catholic Center të Jordanisë, organizon një seminar-kongres për ipeshkvij, meshtarë e laikë mbi temë: “Mediat arabe të krishtera në shërbim të drejtësisë, paqes e të të drejtave njerëzore”, për të nënvizuar rëndësinë dhe përdorimin e mediave në shërbim të Paqes e të vlerave të njerëzimit që vuan në rajon. Kongresi do të mbahet në kryeqytetin e Jordanisë, Aman më 10 e 11 qershor 2013 me pjesëmarrje të Lumturisë së Tij Patrikut Fouad Twal e të Shkëlqesisë së tij imzot Claudio Maria Celli, President i Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore.
Gjatë seminarit do të shqyrtohen mundësitë e dobësitë e formave tradicionale të mediave në kulturën e veçantë të vendeve. Do të reflektohet mbi përdorimin e teknologjive të mediave të konsoliduara e të rëndësishme si radio, televizioni e interneti dhe pasojat në ndryshimet kulturore. Seminari më tej do të ndalet tek rëndësia e mjeteve të mediave në Jordani për promovimin e përdorimit të tyre e studimin e ndikimit të tyre në Kishë e në shoqërinë jordaneze.







All the contents on this site are copyrighted ©.