2013-06-04 15:54:13

Prof. Xhavit Beqiri e dom Lush Gjergji: në Vatikan është zemra shpirtërore e kulturore e Evropës dhe e kombit shqiptar


“Jemi shtegtarë në Vatikan, në këtë hapësirë shpirtërore e kulturore në qendër të Evropës që kapërcen kufijtë dhe mbërrin shtytjet e forcat e ndryshme të Kontinentit, ku gjendet edhe kombi shqiptar”. Kështu mund të përmbledhim pohimet e prof. Xhavit Beriqit e të dom Lush Gjergjit, Vikarit të përgjithshëm të Kishës katolike të Kosovës, në studio të Radio Vatikanit. Rasti i kësaj bisede me dy mysafirët e nderuar, është shtegtimi i një grupi besimtarësh nga Kosova në Vatikan, pranë varreve të Apostujve Pjetër e Pal, organizuar ditë më parë, me rastin e Vitit të fesë e të 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos, së bashku me besimtarë nga Shqipëria, Mali Zi e diaspora.
Për herë të parë pas pagëzimit, pohon prof. Xhavit Beqiri,tha në mikrofonin e R.V. se ka zgjedhur shtegtimin shpirtëror në Vatikan, pse aty gjen udhën e reflektimit e të meditimit.
Prof. Xhavit Beqiri e dom Lush Gjergji në mikrofonin e Radio Vatikanit flasin për domethënien e shtegtimit, për vlerën që ka besimi në Zotin në shoqërinë bashkëkohore, për vlerën e përmasës shpirtërore e kulturore në jetën personale e atë shoqërore. Sipas tyre, kur viziton Vatikanin, ke përshtypje se je në një ndër vendet, ku të ofrohet mundësia të hedhësh vështrimi mbi kohën e lashtë, të sotmen e të ardhmen e popullit shqiptar. Këtë pikërisht në saje të pranisë së madhe të thesareve shpirtërore e atyre historiko kulturore që ruhen në Vatikan e që flasin edhe për historinë e veçantë të kombit shqiptar. Së fundi flasin për përforcimin e vlerave shpirtërore e atyre etnike në gjirin e popullit shqiptar, në realitetin e ri të shoqërisë kosovare, që premton për një të ardhme shumë të mirë. Po ta dëgjojmë bisedën me prof. Xhavit Beqirin e dom Lush Gjergjin........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.