2013-06-04 14:28:50

Më 14 qershor takimi i parë mes Papës e primatit anglikan Welby


Një vizitë e “shkurt, dashamirësie, jo zyrtare” por e “rëndësishme”. Kështu do të karakterizohet takimi i 14 qershorit të ardhshëm, kur, për herë të parë që nga fillimi i Papnisë, Papa Françesku do të takohet me kryeipeshkvin e ri të Kantërbërit, izmot Justin Welby. Lajmi pohohet nga Këshilli Papnor për Bashkimin e të krishterëve, përmes imzot Mark Langham, që në dikasterin e Vatikanit është i ngarkuar për dialogun me anglikanët. Primati i Kishës Anglikane nuk pati mundësi të merrte pjesë në Meshën e fillimit të Papnisë së Atit të Shenjtë Bergoglio, më 19 marsin e kaluar, sepse ishte i impenjuar në ceremoninë e fronizimit si kryeipeshkëv i ri i Kantërbërit, në program dy ditë para ceremonisë që u mbajt në Vatikan.
Takimi i 14 qershorit do t’i shërbejë si Papës Françeskut e po kështu edhe kreut të Bashkimit anglikan “për t’u njohur më mirë e më thellë”, shpjegoi imzot Langham, sipas të cilit kryeipeshkvi Welby ka dëshirë të madhe të takohet me Papën e së bashku të punoj në fushën e drejtësisë e të luftimit të varfërisë në botë. Ditën e vizitës në Vatikan, kryeipeshkvi i Kantërbërit do të ndalet, sipas kërkesës së tij, në lutje mbi varrin e Gjon Palit II, këndej, - para takimit me Papën Françesku – do të ketë një bashkëbisedim me kreun e Këshillit Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, kardinalin Kurt Koch.
Me Papën Françesku, kryeipeshkvi Welby do të ndajë së bashku edhe një moment të lutjes së përbashkët. Pas uratës, do të ndalet për drekë me Papën Bergoglio në Shtëpinë e Shën Martën në Vatikan, para se të kthehet në Londër.







All the contents on this site are copyrighted ©.