2013-06-04 14:42:50

Imzot Eteroviç: Asambletë e veçanta të ipeshkvijve synojnë përforcimin e rrënjëve të krishtera e kumtimin e Ungjillit kudo në botë


“Asambletë e Veçanta të Sinodeve Ipeshkëvnore i kanë vënë në lëvizje bashkësitë kishtare në të pestë kontinentet dhe u kanë dhunë mundësinë e rizbulimit të pasurisë së historisë së tyre të krishterë, për t’i përforcuar rrënjët e krishtera, në kuadrin e hovit të ri në veprimtarinë e ungjillëzimit”. Kështu shkruan, Sekretari i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, imzot Nikola Eteroviç, në parathënie të vëllimit ‘Sinodet kontinentale: Këshillat e Veçantë të Sinodeve të Ipeshkvijve’ botuar nga shtëpia botuese e Vatikanit, Lev, që do të prezantohet të enjten pranë ‘Institutit të Patristikës Agustinianum’ në Romë.
“Kisha, e cila ekziston për të ungjillëzuar, u ka kumtuar Ungjillin, Lajmin e Mirë, njerëzve e popujve në të gjitha vendet e arritshme e në të gjitha kohërat”, kujton imzot Eteroviç, i cili ka përgatitur vëllimin e përmendur. Libri përshkruan veprimtarinë e Sinodeve të Veçanta të Ipeshkëvnore kontinentale nga viti 2004 deri më 2012, do të thotë nga mandati i imzot Eteroviç në drejtimin e Sekretarisë së përgjithshme të Sinodit, duke ilustruar jetën e Kishës ashtu siç shprehet e del në pah në kontinente të veçanta me karakteristika të ndryshme e duke nxjerr në pah bashkimin e Kishave vendore lokale me Papën, Ipeshkvin e Romës e Bariun e Kishës universale.







All the contents on this site are copyrighted ©.