2013-05-31 15:04:51

Takimi BE-Kishat e krishtera, mbi integrimin evropian


Kisha Katolike përkrah projektin evropian dhe merr pjesë në realizimin e tij. Kështu u theksua në takimin ndërmjet eksponentëve të Bashkimit Evropian dhe Kishave të krishtera, të enjten në Bruksel. Vitin e ardhshëm, pra në maj 2014, do të mbahen zgjedhjet për Europarlamentin. Ipeshkvijtë do të reflektojnë për vlerën e votës dhe të qytetarisë evropiane, kontribut, që do t’ua japin të gjithë popujve të kontinentit të vjetër para zgjedhjeve. Për të luftuar kundër varfërisë e për të kapërcyer krizën aktuale kemi nevojë për më shumë Evropë e jo për më pak, nënvizojnë Kishat e krishtera.







All the contents on this site are copyrighted ©.