2013-05-31 15:39:05

Prof. Xhavit Beqiri e dom Lush Gjergji shtegtarë në Vatikan, zemër shpirtërore e kulturore e Evropës


Jemi shtegtarë në Vatikan, kjo hapësirë shpirtërore e kulturore në qendër të Evropës që kapërcen kufijtë e mbërrin shtytjet e forcat e ndryshme të Kontinentit, ku gjendet edhe kombi shqiptar. Kështu mund të përmbledhim pohimet në studio të Radio Vatikanit të prof.. Xhavit Beriqit e dom Lush Gjergjit, Vikarin e Kishës katolike të Kosovës. Rasti i kësaj bisede me dy mysafirë të nderuar, është shtegtimi i një grupi besimtarësh nga Kosova në Vatikan, pranë varreve të Apostujve Pjetër e Pal, organizuar me rastin e Vitit të fesë e të 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos.
Për herë të parë pas pagëzimit, tha në mikrofonin e R.V. prof. Xhavit Beqiri, se ka zgjedhur shtegtimin shpirtëror në Vatikan, pse ata aty gjen udhën e reflektimit e të meditimit.
Prof. Xhavit Beqiri e dom Lush Gjergji folën për Vendet e Shenjte në Vatikan si një vendet në të cilat të hidhet vështrimi mbi kohën e sotme e të ardhmen tonë, në saje të pranisë së madhe të thesareve shpirtërore e atyre historiko kulturore, që flasin edhe për historinë e kombit tonë shqiptar. Së fundi vlerësojnë vëmendje që barinjtë shpirtëror shqiptarë i kushtojnë përforcimit të vlerave shpirtërore e atyre etnike në gjirin e popullit shqiptar e në realitetin e ri të shoqërisë kosovare, e cila premton shumë për një të ardhme të shkëlqyeshme. Po ta dëgjojmë bisedën me prof. Xhavit Beqirin e dom Lush Gjergjin........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.