Imzot Dodë Gjergji: Selia e Shenjtë kujdeset për Kosovën
Këtyre ditëve, gjatë shtegtimit me rastin e Vitit të Fesë, bashkë me një grup besimtarësh
nga Kosova në Gjenancan, Romë e Vatikan, ipeshkvi i Prishtinës imzot Dodë Gjergji
pat një takim me autoritete të Sekretarinë e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me
Shtetet. Në mikrofonin e Radio Vatikanit ipeshkvi imzot Dodë Gjergji shprehet mbi
këtë takim, gjatë së cilit u fol: për rolin dhe kontributin e Kishës katolike në shoqërinë
kosovare; për marrëdhëniet e dialogun ndërmjet komuniteteve fetare në Vend; për marrëdhëniet
mes Shtetit e bashkësive fetare dhe çështjen e njohjes së Kosovës nga ana e Selisë
së Shenjtë. Më hollësisht mbi këtë e domethëniet e shtegtimit të besimtarëve katolikë
kosovarë që posa përfundoi pranë varreve të Shën Pjetrit e Palit Apostuj, të dëgjojmë
ipeshkvin imzot Dodë Gjergjin..........