2013-05-31 13:16:44

Bolonjë: zbulohet rrotulla biblike e Pesëlibërshit hebraik më i lashtë në botë.


Biblioteka universitare e Bolonjës ruante, nga kohë që s’mbahen mend, e pa e ditur, një rrotull të Pesëlibërshit (Pentateuco) hebraik të Biblës, më e lashta në botë.
Kopje e lashtë, që nuk është parë asnjë herë: 36 metra e gjatë, 65 centimetra e gjerë. E nxori nga mjegulla e shekujve Mauro Perani, profesor i hebraishtes pranë departamentit të pasurive Kulturore të Universitetit të Bolonjës. Datimi i ri u arrit duke ndërthurur të dhënat e analizës së Karbonit 14, me studimin grafik tekstual e paleografik. U vërejt edhe mungesa e normave rabinike të caktuara nga Moisi Maimonide, filozof, rabin e mjek spanjoll, vdekur më 1204. Dorëshkrimi u rigjet gjatë hartimit të katalogut të ri të dorëshkrimeve hebraike të Bibliotekës së Bolonjës. Të dëgjojmë profesor Mauro Perani-n:

Ne, ndërkaq, nuk e dimë nga vjen dorëshkrimi. Nuk kemi dokumente, që të na sqarojnë si arriti këtu. Dimë se shumica e Kodikëve hebraikë të Bibliotekës universitare vjen nga Kuvendi i Fretërve të Shën Shëlbuesit. Bëmë, për siguri, dy prova të Karbonit 14. Nuk mund të flasim për tërë tekstin njëlloj, sepse ka ndonjë faqe, që është më e lashtë, por vetëm ndonjë faqe. Nuk njihet absolutisht një rrotull e tërë e Pentateukut hebraik me këto karakteristika para-maimonidee, si ky që gjetëm”.







All the contents on this site are copyrighted ©.