Papa Françesku përshëndet e bekon shtegtarët shqiptarë të pranishëm në audiencën
e përgjithshme
Në mbarim të katekizmit të sotëm “mbi misterin e Kishës, mister të cilin të gjithë
ne e jetojmë dhe jemi pjesë”, Papa Françesku përshëndeti përzemërsisht shtegtarët
shqiptarë të pranishëm në Audiencë të Përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan,
në kuadrin e Vitit të Fesë. Ja fjalët që Ati i Shenjtë Bergoglio u drejtoi shqiptarëve: “Dëshiroj
t’i drejtoj një përshëndetje të përzemërt shtegtarëve të ardhur nga Shqipëria, me
Ipeshkvijtë e tyre; ata të ardhur nga Kosova, me Bariun e tyre; e shtegtarët tjerë.
Të dashur vëllezër e motra, ju falënderoj për praninë tuaj në këtë takim e uroj që
vizita juaj pranë varreve të apostujve të ju përforcoj në fe, të konsolidoj shpresën
tuaj e të ushqej në ju dashurinë përherë të gatshme për t’i shërbyer njeriut. Nga
zemra ju bekoj ju, familjet tuaja e bashkëkombëtarët tuaj”. Kështu tha Papa Bergoglio
duke ju drejtuar grupit të besimtarëve katolikët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e
Mali Zi të pranishëm në Audiencën e sotme të Përgjithshme papnore në Sheshin e Shën
Pjetrit në Vatikan.