2013-05-29 16:34:56

Emocionet e shqiptarëve pas kalimit të Papës Françesku para tyre


Në fillim të audiencës së përgjithshme, siç bën zakonisht, Papa Françesku kaloi me makinën e bardhë, të hapur, për të përshëndetur të gjithë besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit. Shtegtarëve shqiptarë u takoi ta shihnin e ta përshëndetnin të parët, duke ngritur lart flamujt e Shqipërisë e të Kosovës, por edhe ata të Vatikanit. Pas kalimit të Atit të Shenjtë, ja disa nga emocionet, që përshkuan zonën kuq e zi, mbushur me besimtarë katolikë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e diaspora shqiptare në Zvicër e në Itali…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.