2013-05-27 15:52:33

Konflikti sirian kërcënon Libanin. Dy raketa godasin Bejrutin


Lufta në Siri ka mundësi të përhapet edhe në Liban. Më tepër se rrezik, kjo është tashmë realitet, pasi natën e kaluar, dy raketa goditën lagjen shiite të kryeqytetit Bejrut, kështjellë e Hezbollahëve. U plagosën 4 vetë, ndërsa në Tarabulluz, pati ndeshje të reja ndërmjet përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad. Gjithsej, numri i viktimave të javës së kaluar, ka arritur në 31 vetë. Ndërkaq, nga Bagdadi, ku ndodhej për një vizitë të papritur, ministri i jashtëm sirian deklaroi se Siria do të marrë pjesë në konferencën e paqes në Gjenevë, organizuar nga Moska dhe Uashingtoni.







All the contents on this site are copyrighted ©.