2013-05-24 14:06:37

Papa ipeshkvijve të Evropës: flisni për Zotin, por me durim


Papa Françesku është shumë i interesuar për çështjen evropiane dhe i fton ipeshkvijtë e kontinentit ta mbajnë gjallë diskutimin për Zotin, të flasin për Hyjin, sepse pa iu referuar Atit të Gjithpushtetshëm, edhe ligjet e njerëzve ka rrezik të mos respektohen. Kështu u tha ipeshkvijve, që bëjnë pjesë në presidencën e Komisionit të Episkopateve të Bashkësisë Evropiane, të cilët i priti në Vatikan, gjatë audiencës të së mërkurës.
Papa i ftoi prelatët të kenë guxim e shpresë, por njëkohësisht, edhe shumë durim, sepse detyra e tyre nuk është të joshin njerëzit, por t’i bindin. Ftesa e Papës argjentinas për Kishat e Evropës ishte pra të hyjnë në dialog me njerëzit, t’u flasin për Zotin, për problemet e mëdha të kohës, por të kenë durimin e nevojshëm për ta ndjekur secilin derisa të bindet.







All the contents on this site are copyrighted ©.