2013-05-23 15:21:30

Të dielën Papa Bergoglio fillon vizitat baritore në famullitë kishtare romake në Prima Porta.


Të dielën e ardhshme, në solemnitetin e Trinisë Shenjte, Papa Françesku fillon vizitat baritore nëpër bashkësitë kishtare famullitare të dioqezës së Romës duke u nisur nga famullia e Shën Elizabetës e Zakarisë në lagjen romake Prima Porta.
Papa i ri Françesku do të pritet nga 44 fëmijë të veshur me petka të bardha të cilët më pas do të marrin nga dora e Papës Kungimin e parë. Meshën në ora 9.30 me Atin e Shenjtë Bergoglio do të bashkëkremtojnë kardinali Vallini, Vikar papnor i dioqezës së Romës, ipeshkvi ndihmës i sektorit të Veriut të Romës, imzot Di Tora e prifti famullitar. Në Kishë në rend të parë do të jenë të sëmurët, personat me aftësi të kufizuar fizike e të moshuar, ndërsa 15 mijë besimtarët e kësaj famullie do të kenë në dispozicion oborrin e fushën para Kishës. Papa Françesku vijon kështu nismën e përuruar nga i Lumi Papa Gjon Pali II, në saje të përkujdesit atërore si bari i dioqezës së Romës, siç është Papa. Liturgjia eukaristike do të shoqërohet me këngë të shenjta nga kori i famullisë kishtare, formuar nga 25 këngëtarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.