Lutja e Papës dhe e ipeshkvijve italianë drejtuar Zojës së Bekuar
Nënë e heshtjes, që ruan në zemër misterin e Zotit, na liro nga idhujt e sotëm,
me adhurimin e të cilëve e dënon vetveten, ai që harron. Spastroi sytë e Barinjve
me ilaçin e kujtesës: do të kthehemi kështu, në freskinë e zanafillës, për një
Kishë që lutet e pendohet.
Nënë e bukurisë, që lulëzon nga besnikëria ndaj
punës së përditshme, na zgjo nga mpirja e dembelisë, nga meskiniteti e disfatizmi. Mveshi
Barinjtë me atë dhembshuri, që bashkon e na bën një: do të zbulojmë kështu, gëzimin
e një Kishe shërbëtore, të përvuajtur e vëllazërore.
Nënë e ëmbëlsisë, që na
rrethon me durim e mëshirë, na ndihmo t’u vemë flakën trishtimeve, padurimeve dhe
ngurtësisë së atyre, që nuk njohin përkatësi. Ndërmjetëso pranë Birit tënd, që
të shkathtësohen duart, këmbët e zemrat tona: do të ndërtojmë kështu, një Kishë,
me të vërtetën në dashuri.
E do të jemi Populli i Zotit, në shtegtim drejt
Mbretërisë së Hyjit. Amen