Paris: Vetvrasja në Kishën e Shën Marisë të Parisit: për kardinalin Vënt Trua “dhuna
sjell dhunë”.
“Kurrfarë dhune nuk e ndihmon njeriun të kuptojë ç’është mirë e ç’duhet të bëjë. Nga
dhuna nuk mund të lindë dashuria. Dhuna nuk prodhon tjetër gjë, veçse dhunë, vdekje”.
Është pohimi i kryeipeshkvit të Parisit, kardinalit André Vënt-Trua, mbrëmë, në
Katedralen e Shën Mërisë. Mbrëmësorja e lutjes për jetën u kremtua në një mjedis
të tronditur thellë nga vetvrasja e një njeriu brënda në Kishë, pak kohë para fillimit.
E parashikuar prej kohe dhe e organizuar nga 8 dioqezat e ‘L’Ile de France” mbrëmësorja
u kremtua, pas bekimit të katedrales. “Më shumë se katedralen, duhet të pastrojmë
zemrat tona, për të zhdukur prej tyre njollën e zezë të dhunës”, theksoi kardinali
parizian e më pas bëri thirrje: “Kurrë më dhunë! Asnjë tip dhune, me fjalë e as me
vepra. Kurrë më dhunë kundër fëmijës, që duhet të lindë e kundër plakut, që është
braktisur e që ndokush do të dëshironte ta shikonte të vdekur. Kurrë më vrasje! E
kurrë më vetvrasje!”.Ishte kjo, thirrja, e cila i parapriu manifestimit të madh, që
do të mbahet në Paris, të dielën e ardhshme, për të protestuar kundër martesave gay.