2013-05-20 14:04:05

Kardinali Kurt Koh në Letoni


Kardinali Kurt Koch, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, ndodhet që të shtunën e kaluar, në Letoni. Gjatë vizitës, do takohet me përfaqësues të Kishës katolike vendase, me krerët e Kishës ortodokse e luterane, me bashkësinë hebraike dhe me botën akademike. Nesër do të flasë në një konferencë me temë: “Ekumenizmi, shkëmbim dhuratash”. Takimi do të mbahet në katedralen e kryeqytetit leton.







All the contents on this site are copyrighted ©.