2013-05-20 14:03:31

DBR Rio 2013. Para Ditës rinore, një rast takimi për hebrenjtë, katolikët e myslimanët.



Dy ditë para fillimit zyrtar të Ditës Botërore të Rinisë në Rio-de-Zhanéjro (më 23-28 korrikun e ardhshëm), rreth 200 të rinj hebrenj, katolikë e myslimanë, do të takohen në qytetin brazilian për t’u njohur njëri me tjetrin e për të propozuar veprimtari konkrete të dialogut ndërfetar. Ngjarja, njofton agjencia Sir, do të organizohet më 21 korrik, falë Komitetit Organizator të DBR-së, që e quan këtë ‘takim të pashembullt në histori”, e, natyrisht, edhe në kalendarin e nismave të Ditës, ashtu si takimin ekumenik, që pritet t’i mbledhë të rinjtë e kishave të krishtera në katedralen anglikane të Rios, gjithnjë në ditët e mëdha rinore. Të gjitha delegacionet do të flasin për fenë e tyre dhe përpjekjet që mendojnë të bëjnë në drejtim të tolerancës e të pajtimit, duke e ilustruar bisedën edhe me video. Nisma lindi në hullinë e një takimi, që organizohet muaj për muaj në Rio, duke u krijuar të rinjve myslimanë, hebrenj e katolikë mundësinë për të thelluar respektin dhe mirëkuptimin reciprok.
“E kemi për nder të marrim pjesë në DBR-së, janë shprehur disa të rinj myslimanë, do të ishte hera e parë: është ngjarje fetare, që do të kalojë në histori”.









All the contents on this site are copyrighted ©.