2013-05-20 14:03:50

Atë Adolfo Nikolás është kryetar i ri i Bashkimit të Eprorëve të Përgjithshëm.


Atë Adolf Nikolás, epror i përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit, është kryetari i ri i Bashkimit të Eprorëve të Përgjithshëm (Usg), sipas njoftimit të një komunikate të Bashkimit. Atë Nikolás, që deri tani ishte nënkryetar i organizmit, zë vendin e imzot Hosé Rodriguez Karbalo, françeskan i Urdhërit të Fretërve të Vegjël, emëruar nga Papa Françesku sekretar i Kongregatës për Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike. Bashkimi i Eprorëve të Përgjithshëm dhe françeskanët e mbarë botës i shprehin urimet më të përzemërta.
Zëvendës-kryetari i ri do të zgjidhet pas votimit në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, që do të mbahet nëntorin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.