2013-05-18 17:02:33

Papa Françesku bisedon me Angela Merkel: bota ka nevojë për një Evropë të fortë e të drejtë.


Sot paradite Papa priti, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, kancelaren federale të Gjermanisë, Zonjën Angela Merkel, e cila më pas u takua edhe me imzot Dominik Mambertì, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.“Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit, u kujtua historia e gjatë e marrëdhënieve që lidhin Selinë e Shenjtë me Gjermaninë, duke u ndaluar tek temat me interes të përbashkët, si situata shoqërore e politike, ekonomike e fetare në Evropë e në botë. Në mënyrë të posaçme u fol për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, persekutimet kundër të krishterëve, lirinë fetare dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për sigurimin e paqes. Nuk mungoi edhe shkëmbimi i mendimeve mbi Evropën, si Bashkësi vlerash e mbi përgjegjësinë e saj në botë, përfundon komunikata, duke uruar që të gjitha forcat civile e fetare të impenjohen në favor të zhvillimit, të bazuar mbi dinjitetin e njeriut e të frymëzuar nga parimet e ndihmës e të solidaritetit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.