Papa njofton: do ta vizitoj Shenjtëroren e Zojës së Ajrit të Mirë të Kaliarit, ndoshta
në shtator
Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa përshëndeti posaçërisht ipeshkvijtë,
meshtarët e besimtarët, ardhur nga Sardenja:“Ju, sardët, jeni entuziastë, eh? Të
dashur miq, ju falënderoj për praninë tuaj e nga gjithë zemra i lutem Zojës së Bekuar,
që ju e nderoni me titullin “Zoja e Ajrit të Mirë”, të ndërmjetësojë amësisht për
ju e për bashkësitë tuaja. Lidhur me këtë, desha t’ju njoftoj se dëshiroj ta vizitoj
Shenjtëroren e Kaliarit. Jam gati i sigurt se kjo vizitë do të realizohet në muajin
shtator, sepse ndërmjet qytetit të Buénos-Ájres e Kaliarit ka një vëllazëri me histori
të lashtë”.