2013-05-15 16:14:00

Komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë për kardinalin Keith Patrick O’Brien.


Sipas një komunikate të Sallës vatikanase të Shtypit, “Për të njëjtat arsye, që e shtynë të mos merrte pjesë në Konklav, Hirësia e Tij, kardinali Keith Patrick O’Brien, kryeipeshkëv nderi i St.Andrews dhe Edinburgut, në marrëveshje me Atin e Shenjtë, pas pak ditësh do të largohet nga Skocia për disa muaj kushtuar përtëritjes shpirtërore, lutjes e pendesës. Çdo vendim, që ka të bëjë me drejtimin e ardhshëm të kardinalit, do të vendoset në marrëveshje me Selinë e Shenjtë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.