T’ falem, Mbretneshë, e bukura! Mbi krye
tand ndritë kunora, Që e popujve edhè e kombeve Desht me vendue dora, Kah
n’ ahte t’ njëmijë zemrave, Toka ty t’ thotë se t’ don! Npër t’ hapët të këtyne
rretheve, Npër fushë që gjallnon dielli, Si edhe andej prej k’sollave, Kah
i vorfni sytë ti sielli; Pse gjithkund ty, o Virgjina, Kandshëm kjo tokë t’
nderon! Ti që je Nana e hireve, Ti që je Nanë dashtëniet, T’ bijve t’ tú,
Zojë, ti t’ lutunat Ndigjoji prej lumniet: Prej qielle para trojeve, T’ fronit
të t’ Madhit Zot! Këtu ku na t’ gjithë shkrihena, Mbi gjithë ketë lâmë mjerimit, T’
keshë dhimbë, o Zemër- Dhimtuna, Për kobe t’ gjithë kshtenimit; Ti që je mbrojsja
e popujve, Rueje për jetë e mot! Ty, o Virgjin Nanë të pshtetena, Prej natje
der’ t’ bijë nata; Ty, o Zojë t’ madhnon urata: Pshtona ti prej rreziqeve T’një
shek’lli që trathton! Prej rrethit të lumninave, Meshtarin, nanë, ndihmoje, Që
t’ mundet gjithkah shekullit Me u kapë, e t’ mund u zb’lojë T’ vërtetën shenjte
fiseve, Që ferri a’ kah zhgat’rron!