2013-05-13 15:49:05

Në Bushat promovohen 10 vëllime kushtuar priftit poet dom Nde Mjedja


Të shtunën më 11 maj në komunën Bushat të rrethit Shkodrës, u bë promovimi i 10 vëllimeve kushtuar dom Ndré Mjedjes, përgatitur nga studiuesi Mentor Quku. Në aktivitet organizuar në nder të poetit të madh të letrave shqipe, dom Ndré Mjedja, mori pjesë Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ministri i kulturës, poeti Visar Zhiti Aktiviteti dhe studiuese e personalitete tjera. Manifestimi kulturor organizohej në kuadër të 100 vjetorit të Kishës së Kukëlit, nga Qendra Muzeore “Ndré Mjedja”. Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Topalli, duke vlerësuar figurën e poetit dom Ndré Mjedja, tha se “Kisha e dom Ndré Mjedjës është Kishë që me muret e gurët e saj tek secili prej nesh sjell veprën, idealizmin besimin, patriotizmin e Ndré Mjedjës”. Më tej në fjalën e saj zonja Topalli bëri të ditur se në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur një foto të madhe, ku përveç atyre burrave që ishin zgjedhur deputetë në 1921, është edhe elita shqiptare. “Gjëja më e bukur që mua më pëlqen është se aty është një myfti, është edhe Mjedja, është edhe Padër Gjegj Fishta”, pohoi Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Topalli.
Ndërsa ministri Zhiti, duke folur mbi rëndësinë që mbart kjo figurë e letrave shqipe, deklaroi se brenda javës, tryeza ku poeti Ndré Mjedja ka shkruar veprat e mëdha të tij, do të jetë në Kukël







All the contents on this site are copyrighted ©.