2013-05-13 11:27:38

Mesazh i Papës për “Mariatonën” botërore të Radio Marisë


Mesazh audio i Papës Françesku për Nismën e “Mariatonës” së parë botërore të Radio Marisë. Mesazhi u drejtohet emitenteve, që ritransmetojnë programin e Radio Vatikanit në gjuhën spanjolle. “Mariatona” parashikon lidhjen ndërmjet 65 emitenteve të Radio Marisë në të pesë kontinentet: disa çaste lutjeje për mbështetjen shpirtërore e materiale të tyre. Motoja e nismës: “Ta ndihmojmë Zojën të na ndihmojë!” Ja, mesazhi i Papës:
“Të dashur vëllezër, bij të dashur, sidomos të sëmurë, të burgosur, të moshuar, të braktisur, të varfër, të keqtrajtuar dhe të pastrehë. Në shumë periferi të jetës dëgjohet Zëri i Ipeshkvit të Romës, përmes Radio Vatikanit, Radios së Papës. Të gjithëve dëshiroj t’ju afrohem me zemër e t’ju përkëdhel me dashurinë e shpresën, që na dhuron Jezusi i ngjallur. Në këtë rast, bekoj veçanërisht Mariatonën e familjes botërore të Radio Marisë. Inkurajoj të gjithë njerëzit vullnetmirë të këtyre 65 vendeve të botës në pesë kontinente, që marrin pjesë në këto ditë misioni”.







All the contents on this site are copyrighted ©.