2013-05-10 17:13:41

Shpallet i lum, imzot Luigji Novareze


Të dielën shenjtorët e të shtunën, një i lum. Kisha Katolike njeh si të denjë për t’u ngritur në nderimet e elterit, imzot Luigji Novarezen, meshtar dioqezan e themelues i Bashkimit të mëshirshëm të Punëtorëve të Heshtur të Kryqit. Mesha kremtohet nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone. Papa Gjon Pali II e pati quajtur meshtarin “apostull i të sëmurëve”, pasi, pavarësisht se punonte në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit e më pas, në Konferencën Ipeshkvnore Italiane, ia kushtoi jetën luftës kundër mënjanimit të personave me të meta fizike, duke bërë të pamundurën për integrimin e tyre në shoqëri.








All the contents on this site are copyrighted ©.