2013-05-10 14:13:05

Arbëreshët e Kalabrisë kremtojnë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë


Në emër të imzot Donato Oliverio, ipeshkëv arbëresh i eparkisë së Ungros, famullitari i bashkësisë kishtare arbëreshe në Frasnitë të Kalabrisë, papas Antonio Bellushi, organizon një Simpozium kulturor kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë (1912-2012). Ky simpozium që mbahet më 11 maj, do të vë në dukje lidhjet shpirtërore, kulturore e politike të arbëreshëve me Atdheun e të parëve, si shprehje e mbajtjes gjallë të identitetit përmes gjuhës amtare, traditave, dokeve e kulturës së kultivuar si dhe përmes të dhënave gojore që u transmetuar prej prindërve tek bijtë e bijat arbëreshe gjatë shekujsh që nga epoka e Gjergj Kastriotit Skënderbe e deri në ditët tona. Mbi këtë simpozium e lidhjen e përjetshme të arbëreshëve me Atdheun, në mikrofonin e Radio Vatikanit flet nismëtari i këtij manifestimi kulturor prifti papas Antonio Bellusci, ta dëgjojmë........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.