2013-05-10 15:59:57

Aksidenti në Portin e Gjenovës: Papa, në lutje, pranë qytetit, të pushtuar nga dhimbja


Papa shpreh dhimbjen e tij të thellë për aksidentin e Jolly Nero në skelën Giano, në portin e Gjenovës, përmes një telegrami, dërguar nga kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit: “Pasi mori lajmin e aksidentit të rëndë në portin e Gjenovës, shkruhet në telegram, Papa, thellësisht i hidhëruar, u bashkua shpirtërisht me dhimbjen, që e ka pushtuar gjithë qytetin e, ndërsa siguron se lutet për shpirtin e njerëzve të vdekur tragjikisht, i lyp Zotit hirin e shërimit të shpejtë të të plagosurve, duke ia porositur mbrojtjes amtare të Zojës së Rojes të gjithë ata që u prekën nga ngjarja dramatike e duke u dhënë të gjithëve bekimin e tij apostolik”.







All the contents on this site are copyrighted ©.