Marrëveshje ndërmjet SHBA-ve dhe Selisë së Shenjtë për luftën kundër riciklimit të
parave
Luftë kundër riciklimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në Uashington, u
nënshkrua dje Memorandumi ndërmjet Autoritetit të Informacionit Financiar të Selisë
së Shenjtë dhe të Shtetit të Vatikanit dhe Rrjetit të Luftës kundër Krimeve Financiare
në SHBA-të. Me anë të këtij dokumenti, forcohet bashkëpunimi dypalësh në fushën e
shkëmbimit të informacionit në këtë sektor. Marrëveshja ka rëndësi të veçantë, pasi
organizmi amerikan është i njohur në luftën kundër riciklimit të parave. Drejtori
i Autoritetit vatikanas, René Brülhart, nënvizoi se me këtë akt, Selia e Shenjtë tregon
qartë se është partner i besueshëm në nivelin ndërkombëtar dhe se e ka marrë shumë
seriozisht luftën kundër krimeve financiare. Kujtojmë se Autoriteti i Informacionit
Financiar u themelua në Vatikan në vitin 2010 dhe filloi veprimtarinë në prill të
vitit 2011. Aktualisht, po vepron për lidhjen e marrëveshjeve të ngjashme me rreth
20 vende të tjera. Deri tani, këto memorandume janë nënshkruar me organizma të ndryshme
të Belgjikës, Spanjës dhe Sllovenisë.