2013-05-07 13:20:31

Kardinali Bertone: Andreoti shërbëtor i institucioneve e njeri i fesë


Në një telegram drejtuare familjes së Andreotit, gruas Livia Daneze, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, shpreh “ngushëllimet më të ndjera për zinë e rëndë dhe humbjen e këtij protagonisti me kaq autoritet të jetës politike italiane, shërbëtor i vyer i institucioneve, njeri i fesë dhe bir i devotshëm i Kishës”. Kardinali Bertone e siguron të shoqen e burrit të madh të shtetit italian se do ta kujtojë në lutje, duke i kërkuar Zotit t’i ngushëllojë me shpresën e krishterë të gjithë ata, që u dhemb zemra për ndarjen e Gjulio Andreotit nga jeta.







All the contents on this site are copyrighted ©.