2013-05-05 17:06:21

Tanzani: shpërthim në një kishë katolike; rreth 30, të plagosurit


Një shpërthim i fuqishëm tronditi thellë kremtimin e sotëm në një kishë katolike të qytetit të Arushës, në Tanzani: bilanci i përkohshëm flet për 30 të plagosur nga të cilët, 3 në gjendje të rëndë. Sipas burimeve lokale të policisë, të cituara nga agjencia Rojter, shpërthimi duhet të jetë shkaktuar nga një bombë. Policia ka arrestuar një të pandehur, por nuk ka sqaruar akoma hollësitë e ngjarjes. Ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Bernard Membe, pohoi se është thellësisht i tronditur nga ky shpërthim.







All the contents on this site are copyrighted ©.