2013-05-05 16:01:21

Siri: Damasku, sulmi izraelit deklaratë lufte.


Sulmi izraelit kundër bazës ushtarake në Damask është “deklaratë lufte” nga ana e Izraelit. Kështu thotë në një intervistë dhënë CNN zëvendës ministri i Jashtëm sirian, Faisal al Mekdad, duke njoftuar se Siri mund të hakmerret me mënyra të veta e në kohë të caktuara. Natën e kaluar pati një sulm ajror izraelit ndaj Sirisë – pat konfirmuar Tel Avivi – për të ndaluar një furnizim armësh iraniane caktuar hezbollahëve libanezë. Irani e Ligja Arabe kanë dënuar sulmin. Sipas pohimit të qeverisë siriane, sulmi izraelit kundër bazave ushtarake siriane “hap portat të gjitha mundësive të mundshme”, tha ministri i informacionit sirian Mahmud al Zubi.







All the contents on this site are copyrighted ©.