2013-05-03 12:02:54

Shenjtorët e Javës 5-12 maj


E diel 5 maj, Kisha katolike kremton të dielën e 6-të të Pashkëve. Po më 5 maj kalendari kujton edhe shën Angjelinin e të Lumin Nunci Sulpricio nga Napoli. Në fjalimin e tij të lamturimirës, që na sjell Ungjilli i kësaj së diele, Jezusi nuk i le vetëm dishepujt e tij; premton se do të jetë i pranishëm në dhuratën e Shpirtit Shenjt, në eksperiencën e dashurisë e në dhuratën e paqes. Me shenja të kësaj pranie dishepujt do të fitojnë mbi çdo frikë.
Të hënën më 6 maj kalendari kishtar kujton shën Marianin e shën Jakum, martirë
Të martën më 7 maj kalendari kishtar kujton shën Florianin, shën Flavia Domitilen, martire romake; shën Flavion e Augustin dhe të Lumën Roza Venerini, virgjër e themeluese të Motrave ‘Mësuese të Përshpirtshme Venerini’.
Të mërkurën më 8 maj, kalendari kishtar kujton festën e Zojës së Bekuar të Pompejit; shën Viktorin, martir të Milanos, shën Benediktin e II, papë, shën Arsenin, diakon të romës dhe shën Magdalenën e Kanosës.
Të enjten më 9 maj, Kisha katolike kremton festën e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell, festë që tek shiqptarët njihet edhe me emërin Të Shëlbuemit, gjithnjë më 9 maj kalendari kishtar edhe përkujton shën Pakomin, abat dhe shën Izainë, profet;
Të premten më 10 maj, kalendari kishtar kujton shën Jordanin, martir; shën Jobin, shën Kataldin dhe të Lumin Nikolë Albergatin.
Të shtunën më 11 maj, kalendari kishtar kujton shën Antimin, martir.
Të dielën e ardhshme më 12 maj Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 7-të të Pashkëve, ndërsa për ato bashkësi kishtare që të enjten e kaluar për arsye të ditës së punës nuk kanë kremtuar festën e të Shëlbuemit, e kremtojnë këtë festë sot me solemnitet. Gjithnjë më 12 maj kalendari kujton edhe shën Nereun e Akileun, martirë, shën Pakracin, martir.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e të festës të të Shëlbuemit na shkëput nga jeta e përditshme, për të sjell në kundrimin e misterit të Krishtit të vdekur e të ngjallur. Ky mister i fesë së krishterë e ka plotësimin e vet në të ngjiturit “në qiell” ku Jezu Krishti “ngjitet” duke bekuar dishepujt e duke premtuar dhuratën e Shpirtit Shenjtë. Po këtë të diel më 12 maj kremtohet Dita e 47-të Botërore e Komunikimeve shoqërore, pra të mediave. Tema e kësaj dite është: “Rrjetat shoqërore, porta të së vërtetës e të fesë; hapësira të reja të ungjillëzimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.