2013-05-03 16:19:59

Papa Françesku lidhet përmes telekamerës me Varrin e Varfanjakut të Asizit.


“O Françesku i Asizit, ndërmjetëso për paqen në zemrat tona!”. Kjo është lutja e Papës Françesku, botuar përmes tabletit, në kanalin “sanfrancesco.org”, në faqen që tregon kamerën (webcam), ndezur 24 orë mbi 24 mbi varrin e Shën Françesekut, në Bazilikën e Asizit. Rasti për këtë ngjarje të pashembullt, njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Kuvendit të Shenjtë, ishte pritja që i bëri Papa, dje paradite, eprorit të përgjithshëm të fretërve të vegjël konventualë, atë Marko Taska, shoqëruar nga rojtari i Kuvendit të Shenjtë të Asizit, atë Mauro Gambeti, dhe nga drejtori i revistës “Shën Françseku, Pajtor i Italisë”, atë Enco Fortunato.Gjatë takimit, njofton një notë e Kuvendit, Atit të Shenjtë iu paraqit një numër i veçantë i revistës, botuar nga fretërit e Asizit, kushtuar zgjedhjes së Papës Françesku. Eprori i përgjithshëm njoftoi edhe se Papa do të shkojë në Asizi e se i dha një bekim të posaçëm gjithë Urdhërit konventual, duke i kërkuar ta mbështesë me lutje.










All the contents on this site are copyrighted ©.