Shën Jozefi është fati i Marisë dhe mbrojtësi i Jezusit. Ka qenë me prejardhje
të mbretërisë së Davidit, me profesion zdrukthëtar. Shën Mateu, apostull dhe ungjilltar,
thotë për të se ka qenë i drejtë, që domethënë i virtytshëm dhe burri i shenjtë. Ka
qenë i habitur kur e ka parë se Maria është shtatzënë, pa e ditur se si kishte ndodhur
kjo. Ka qenë i sigurt se është grua e ndershme dhe për t`iu ikur thashethemeve dhe
të gjitha gjërave negative që do të vijonin, ka vendosur ta lëshojë fshehurazi.
E
pra kur engjëlli i Zotit e mësoi se ajo ka mbetë shtatzënë për virtyt të Shpirtit
Shenjt, e pranoi pa frikë planin e Zotit. Me Marinë shkoi në Betlehem për tu regjistruar
dhe atëherë lindi Jezusi. Pastaj ka ikur në Egjipt me kërcënimin e Herodit se ka për
ta vrarë Jezusin. Ka shtegtuar me Jezusin dymbëdhjetë vjeçar dhe me Marinë prej Nazaretit
vendit të lindjes në Jerusalem dhe me brengosje e ka kërkuar Jezusin, që kishte mbetur
me popull. Për jetën e mëvonshme dhe kur ka vdekur nuk dimë asgjë.
Nderim i
Sh`Jozefit ka filluar rreth vitit 850 në Rajenau (Reichenau), më vonë veçanërisht
e kanë nxitur Shën Bernardi Klarvu-i (Clairvaux), Shën Tereza e Avilës, Shën Françesk
Salesi, Gjon Gersoni, françeskanët dhe papa Siksti IV, i cili e ka futur festën e
Shën Jozefit të obligueshme për tërë Kishën.
Në popuj të ndyshëm në mënyra
të ndryshme nderohet Shën Jozefi. Ai është pajtor i të sëmurëve dhe atyre që janë
në fill të vdekjes dhe është shembull i jetës familjare dhe tregon se si duhet shërbyer
Jezusit, shpëtimtarit të njeriut.
Edhe në Besëlidhjen e Re Jozefi mbetet disi
gjithmonë në prapavijë – nuk bie shumë në sy: asnjë fjalë nuk është mbartur më vonë
për të. Duket sikur ka mbetur pa gojë kur e dëgjon Zotin në ëndërr dhe lejon të udhëhiqet
prej tij. Edhe kur e sjellin Jezusin e vogël në tempull, flet vetëm Maria (Lk 2, 41-51).
Edhe për vdekjen e tij nuk flitet asgjë, Jozefi thjesht largohet prej skenës.
Si
Kisha ortodokse ashtu edhe ajo katolike e nderojnë Jozefin si shenjtë. Në kishën e
lindjes fillon kulti i Jozefit shumë herët. Për herë të parë përmendet në një martirologji
të perëndimit vetëm rreth vitit 850.
19 marsi ka qenë prej shekullit 10 dita
e kujtimit të tij – qëllimisht i vendosur, për ta zëvendësuar festën e Minervës, perëndeshës
romake të punëtorëve. Prej vitit 1621 është festë në kalendarin romak. Kulti i Jozefit
përhapet prej shekullit 14 veçanërisht prej rregulltarëve.
Papa Klementi X
me 1670 e ngrit ditën e Shën Jozefit në ditë feste. Me 1714 e pasuron papa Klementi
XI (shqiptar) festën me një formular të veçantë të meshës dhe shërbesë të fjalës;
papa Benedikti XIII e fut emrin e Jozefit në litanitë e gjithë shenjtërve.
Papa
Piu IX e emëron Jozefin në vitin 1870 për pajtor qiellor të krejt Kishës Katolike,
kurse Papa Piu XI e emëron në vitin 1937 për pajtor të të gjithë atyre që e luftojnë
komunizmin. Festa e Shën Jozefit punëtor, u vendos nga papa Piu XII në vitin 1955
si ditë përkujtim, që Jozefin duhej lidhur me ditën e punës me 1 maj.
Edhe
sot emri Jozef është i përhapur në mbarë botën me qindra variante nacionale (në shqip:
Zef, Jozef ... në gjermanisht: Joseph, Sepp, Jupp, Beppo, Joop ose Joschka; kroatisht:
Josip, Joska etj., italisht: Giuseppe ... etj.).
Sot ekzistojnë shumë famulli
dhe popuj që e nderojnë si pajtorin e tyre. Edhe pse Jozefi nuk mund të barazohet
me Marinë, Nënën e Zotit, që është Hirëplote, pikërisht përvujtëria dhe besnikëria
e tij, e bëjnë një shenjtë të madh, që dita ditës është zbuluar. Një është e sigurt:
roli i tij në historinë e shëlbimit është i pazëvendësueshëm.
Veçantia e Virgjërës
Mari, Zojës së Bekuar qëndron me mishërimin e Birit të Zotit në kraharorin e saj duke
u bërë kështu “Nëna e Hyjit”, që lind Shëlbuesin. Kështu vepra e Marisë është ngjarje
qendrore në historinë e shëlbimit.
Shkrimi Shenjt e paraqet Marinë si Grua
(Eva e dytë dhe nëna e të shëlbuarve), ajo qëndron me krejt qenien e saj deri në “orën”
e shpërblimit (nën kryq) me shenjtërinë e saj merr pozitën qendrore në historinë e
shëlbimit. Në rastin e saj Kisha katolike e sheh rastin absolut, radikal të shëlbimit
të njeriut, si e shëlbuar në mënyrë të përsosur dhe për këtë arsye si prototip i njeriut
të shëlbuar dhe të Kishës në përgjithësi. Para se të lindë Shëlbuesi Zoti e përgatiti
“vendin” për të “zbritur”. Ky “vend” i zgjedhur prej Zotit ishte Maria e lindur pa
mëkat të rrjedhshëm. Edhe pse anëtare e njerëzimit, edhe ajo i pësoi pasojat e mëkatit
të njerëzimit, për shkak të meritave të parapara të Zotit qe ngjizë pa mëkat të rrjedhshëm.
Ajo ishte hirëplote. Ajo për këtë arsye ka qenë gjithmonë e pa mëkat.
Dinjiteti
i Marisë ka qenë i pazbuluar në fillim për popullin, falë martesës legjitime me Jozefin
sipas ligjeve dhe adeteve hebraike. Maria e jeton jetën religjioze në format që i
praktikonte populli. Ajo e përcjell Jezusin deri në vdekje. Meqenëse si nënë dhe si
e zgjedhur e Zotit nuk mund të dyshohet se ka vdekur me një përsosmëri të vërtetë
të ekzistencës së saj tokësore, me fatin e të gjithë njerëzve duke e ndjekur të birin
e vet edhe në vdekje.
Ajo në ungjillin sipas Lukës thotë “që tani të gjitha
breznitë do të më quajnë të lumtur” (Lk 1,48), sepse e frymëzuar me Shpirtin Shenjt
sheh se me çmimin e veprës së Zotit në të po ndodh në mënyrë të papërsërithsme çmimi
i një madhështie gjithëpërfshirëse që Zoti ndonjëherë e ka bërë me njerëzimin. Si
Nënë e Hyjit i kushtohet nderimi i veçantë fetar, që nuk ka kurrfarë lidhje me adhurim.
Hiri i shenjtë që i është dhënë Zojës së Bekuar, i njëjti hir ndikon në zemrat
e të gjithë besimtarëve.