2013-04-30 16:05:04

Papa Françesku do të kryesojë Rruzaren Shenjte


Më 4 maj 2013, në orën 18.00, Papa Françesku do të kryesojë uratën e Rruzares Shenjte në Bazilikën Papnore romake të Shën Marisë së Madhe.
Është ky një rast i bukur, që u krijohet besimtarëve katolikë të mbarë botës, për ta lutur uratën e Rruzares së bashku me Atin e Shenjtë Bergoglio, duke ndjekur posaçërisht në kanalin televiziv Sat2000.
E kështu, në fillim të Majit, kushtuar Zojës së Bekuar, urata, me ndjete nga më të fismet, do të lartohet nga një kor ndërkontinental, në gjuhët më të ndryshme të botës, prej të gjitha skajeve të Planetit, drejt qiellit, ku Nëna e Krishtit ndërmjetëson për ne, me porosinë që na la në Ungjill: “Bëni ashtu siç ju thotë Krishti”.







All the contents on this site are copyrighted ©.