2013-04-30 16:06:17

Më 2 maj Benedikti XVI kthehet në Vatikan.


Më 2 maj, Papa i nderit, Benedikti XVI, kthehet në Vatikan, për të banuar, siç është njoftuar prej kohe, në kuvendin Mater Ecclesiae. Benedikti XVI kthehet, ashtu siç shkoi, me helikopter, rreth orës 16.30-17.00, nga Kastel Gandolfo, ku banoi muajt e fundit. Lajmin e dha, për mediat, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi. Gazetarëve, që e pyetën për të rejat lidhur me shëndetin e Benediktit XVI, atë Lombardi u dha përgjigjen: “Është i moshuar, i ligështuar nga vitet, por nuk ka asnjë sëmundje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.