2013-04-29 17:01:14

Shembje në Bangladesh, mase 380 të vdekur, përgjegjësia e firmave shumëkombëshe


Në Bangladesh, janë ndërpre kërkimet e njerëzve që të mund kenë mbijetuar nga rrënojat e Rana Plaza, pallatit prej tetë katesh që u shembë të mërkurën e kaluar në periferi të Dacca. Deri më sot, bilanci i të vdekurve është mbi 380 vetëve, po numri mund të jetë edhe më i madh tani që ka filluar përdorimi i autovinçave. Ndërtesa e rrënuar kishte brenda fabrika tekstili, që punonin për hesap e interes të firmave të mëdha ndërkombëtare që përdorin e shfrytëzojnë krahun e punës të qytetarëve të këtij Vendi me çmim jashtëzakonisht të vogël, shpesh edhe pa garantuar pasigurinë e punëtorëve e gjithë kjo me autorizimin e autoriteteve vendore. Deri më tani janë arrestuar pesë persona. Kujtojmë se Bangladeshi, pas Kinës, është vendi i dytë, që eksporton veshje në botë.









All the contents on this site are copyrighted ©.