2013-04-29 11:48:54

Arrestimi i Atë Pjetër Meshkallës, jezuit


Më 29 prill 1967 u arrestua Atë Pjetër Meshkalla, meshtar shembullor, dëshmitar i patrembur i Krishtit, pishtar i demokracisë, i cili u dënua me 10 vjet burg për "agjitacion e propagandë" nga regjimi komunist. Atë Meshkalla lindi në Shkodër më 26 shtator 1901. Studimet e larta i kreu në Austri, Slloveni dhe ne fakultetin e filozofisë në Napoli (Itali). Më 1931 u shugurua meshtar në Shkodër. Në vitin 1945 i kërkohet bashkëpunim nga regjimi komunist i Tiranës e Atë Meshkalla jo vetëm që nuk e pranon, por në funeralin e Imzot Bumçit, demaskon haptas diktaturën komuniste. Për ketë më 1946 arrestohet dhe dënohet me 15 vjet burg, në kampet e punës, dhe në Burrel. Në 1960, lirohet e kthehet ne Shkodër, pa të drejtë për të shërbyer si meshtar. At Pjetër Meshkalla është kleriku i parë që u dekorua më 1992 si "Pishtar i Demokracisë".
ATE PJETER MESHKALLA S.J

Më datën 28 korrik 1988, populli i Shkodrës, padallim Feje, përcolli për në banesën e fundit AT PJETER MESHKALLEN, Atdhetarin e flaktë dhe të vendosur ne idealin e Tij. Dietarin mendjendritun e punëtorin e palodhun per unite tin e Atdheut. Misionarain e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftarin e paepun të Demokracisë dhe të të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mesuesin e pavdekshem të rinisë dhe, kundërshtarin e papërkulun e të pathyeshëm përballë diktaturës komuniste.
Shqipja me kthetrata e Saja ka skalitë në një shkamb: “Edhe një Hero ma pak!”…

Ai mbështetëj mbi atë parim për të cilin edhe kujtohëj prej shumë qytetarëve të cilët dikur e kishin ndigjue zanin e fuqishëm të Tij, tue ushtue prej predikatorës së jezuitëve:”… e, dyert e ferrit nuk kanë me fitue,…. Nuk kanë me fitue e,….. pra, … nuk kanë me fitue!...”

Padër Meshkalla ia mërrijti asaj ditë që pata profetizue maparë. Ai pau me sy çka paralajmëroi, diktatorët me të vërtetë hangrën kokat e njeni tetri dhe këtij nuk patën çka me i ba. Ai dhe ideli i Tij, FITOI!

Prof. Arshi Pipa, shkruan për Padër Meshkallën:”… Por, 25 vjet burg ndër burgjët staliniste, peshojnë ndoshta edhe ma randë në kandarain e martirizimit, se pushkatimi”.


VI. LUTJE!
O Zoti em, ma fal sinqeritetin,
ma jep instinktin me e njohun n’erë
hipokrizinë; Ti më jep edhe guaimi,
të vërtetën vehtës me ia thanë pa frikë,
si kirurgu m’ia vue thikën gangrenës;
hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’çojë krye,
mos të jem’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji,
as varr I zbardhun jashtë e, mbrêndë kufomë!
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë e pa mastri!
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
E njerëzve vullnet- mirë, që, paqë lypin,
me vehtën e me shoqin e, me TA!

Oh, kjo lutje nuk asht,
Nuk asht h i p ok r i z i!


HIPOKRIZIA

Hipokriti kërkon të duket ndrushe nga ç’është.
Shtihët si i mirë për të gënjyer të tjerërt.

( Nga fjalori).

Mos iu afro Perendisë me zemër dy faqesh…
Mos ban hipokrizi para njerëzve! Sir 1,36-37)

E kundërta: I çiltër, flet e vepron pa u shtirë,
është i pastër nga zemra, i sinqertë.
( nga Fjalori).

DEFINICIONE

Nje maskë e zbukurueme
Që hollë mbulon fytyrën e shemtueme.
Sa vojna lyrë-ngjyrë
Që mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.
Një pare kallpe e zbehtë
Që në treg na del porsi flori i vërtetë.
Thesi që në grykë ka molla
E poshtë der’në fund, ka veç gjarapinjë e bolla.

Nje monument mermeri
mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri,
por zemra ndihnë si’ i akull në ty, që ngrinë,
por shpirti i drejtë… nuk di… nuk di, nuk di sesi…
por, ndinë….
se jè h i p o k r i z i !




KUDRA
Jé Judë, që fjalën ké si shpirt- njeri,
e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,
në sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë,
hipokrizi
për treqind pare argjënd!
Joab jé, që pret në besëe vé pusi:
hasmin e falun përqafon miqësisht,
kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht
hipokrizi
fillë në zemër, si gand…!
Ti Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:
tërhjek e detarët e i thithe në pasqyrë të qétë
dhe, ia përplasë anijën té ‘i shkamb nën détë
hipokrizi
me knaqun synin tand!
Të njoh mirë, hipokrizi…
Ti jè trathti, lubi!
Gënjen synin pa sherri,

Njâsaj, që’ i ditë prej sulmeve
Të Kulçedrës me shtatë krena,
na u bâ mburojë e, të nêmuna
s’duroi t’i shohë këto dhena.
Njasajë… por vaj, na fajeve
në verbim s’u vume cak
e Nanës iu randue zemra,
iku edh’e la këtë prak!
O ju, që parzme hekuri
Luftuet për bésë e fé,
idhtë tue valvitun Flamurin,
shenjtune me gjak e bé,
Zgjonju nën rrasa të heshtuna,
ngrihnju me pa mjerim!
Ndihma e Arbënisë, e Pamposhtuna
ç’u ba?... Si drita u shkim !!...
Po a kurrë, thue, ma kurrë Virgjina
-me gjâmë kah thrret Shqipënia,-
S’do të ndrisë, si ndriti moteve
Përbrinjë Rozafës… M A R I A ?!
Tepër lënguem këso shtigjeve
Si fëmija mbetë pa nanë,
për né ma dritë nuk lëshuene
as hyj, as diell, as hanë
Po a kurrë, ma kurrë, s’do të ngrohemi?
Pa shpresë do të rrijmë e të presim?
Po a heshtun gjithmonë vallëja
Do të ngeli, në terr kah dënesim?!
Jo, jo! Pse qiellëve të epëra
Zoti me dorë të vet
Ka shkrue: “ E Zojës asht Shkodra,
e, Zoja e Shkodrës së vet!”
Qé, ké ato mure të ndrituna,
-zemra m’a ndiën,- qé ìi zani
Një populli në hov të galdimave,
Tue brohoritë: “ O ngâni !...
Ktheu, N A N A ! “ O, ditë ma e bukra
që Arbënia prét, ago!
Nanë ktheju, e, në mburoje të hireve
Në fè shënjte na vëllazno!
Shkodër, 1927








All the contents on this site are copyrighted ©.