2013-04-28 16:04:06

Shenjtorët e javës 28 prill – 5 maj 2013


Sot, e diela e pestë e Pashkëve, Kisha Katolike kremton Ditën e dytë dhe të fundit të të Krezmuarve dhe të atyre, që po krezmohen, caktuar nga Benedikti XVI, me rastin e Vitit të Fesë. Gjithashtu përkujtohen shën Pjetër Shanel, meshtar e martir nga Oqeania, shën Luigji Maria Grinjon de Monfor, meshtar, themelues i Shoqërisë së Marisë.
Nesër, e hënë, 29 prill, kremtohet festa litugjike e Shën Katerinës së Sienës, dijetare e Kishës dhe Pajtore e Evropës.
Të martën, 30 prill, Kisha Katolike përkujton shën Piun V, papë, shën Sofinë e shën Kuirinin, martir.
Ditën e mërkurë, 1 maj, festa e shën Jozefit punëtor. Gjithashtu, përkujtohet edhe shën Jeremia, profet.
Të enjten, më 2 maj, kremtohet shën Athanasi, ipeshkëv i Aleksandrisë dhe dijetar i Kishës, por edhe shën Antonino nga Firence.
3 maj, ditën e premte, Apostujt e Krishtit, shën Filipi e shën Jakobi na kujtojnë testamentin e Jezusit për ta përhapur Lajmin e Mirë në të gjithë botën. Po atë ditë, përkujtohen edhe shenjtorët Eveci, Aleksandri dhe Teoduli, martirë.
Të shtunën, 4 maj, bie festa liturgjike e shën Antoninës, shën Florianit dhe e shën Silvanit me shokë.
E diela, 5 maj, është e gjashta e Pashkëve, ndërsa për ortodoksit, që ndjekin kalendarin julian, është e dielë Pashkësh. Duke i uruar nga zemra të përtërihen në ringjalljen e Krishtit, kujtojmë edhe festën e shën Gotardit dhe të të Lumit Nunc Suplici nga Napoli.








All the contents on this site are copyrighted ©.