2013-04-27 15:18:43

Tweet i Papës për tragjedinë e Dhakës: lutem për viktimat, Zoti i ngushëlloftë familjet.


“Bashkohuni me mua në lutje për viktimat e tragjedisë së Dhakës, në Bangladesh, që Zoti t’u japë forcë familjeve të tyre”. Me këtë tweet, Papa Françesku shprehu afërsinë e tij dhe ngushëllimet për njerëzit që, të mërkurën e kaluar, provuan tmerrin e shembjes së një ndërtese të madhe, ku punonin rreth tremijë tekstilistë, 332 prej të cilëve humbën jetën. Qindra, të plagosurit, ndërsa forcat e ndihmës së shpejtë nxjerrin të gjallë e të vdekur nga gërmadhat, ku vijojnë të gërmojnë.








All the contents on this site are copyrighted ©.